KUPA E SHQIPËRISË/ Finalja e madhe vendoset pas 90 minutave të fundit!

KUPA E SHQIPËRISË/ Finalja e madhe vendoset pas 90 minutave të fundit!
Ndeshjet e para gjysmëfinale: Kukësi fitoi 2-1 ndaj Skënderbeu në Kamëz dhe Tirana barazoi pa gola në Gjirokastër, duke lënë të hapur mundësitë e kualifikimit

Nga Aranit Muraçi

Përmes trofeut të kupës, kalon edhe Europa. Katër ekipet gjysmëfinaliste, Skënderbeu, Kukësi, Tirana dhe Luftëtari, i kishin bërë llogaritë e duhura, duke e vlerësuar maksimalisht ndeshjet e para. Për kualifikimin drejt finales dhe trofeut që siguron një biletë në Europa League, mbetet gjithçka e hapur për të katër ekipet pretendente, edhe në 90 minutat e fundit. Kukësi dhe Tirana me rezultatet e para mund të konsiderohen disi më favorite, ndonëse në Gjirokastër vendasit pretendojnë se janë vjedhur, për shkak të një 11-metërshi që gjyqtari Enea Jorgji iu mohoi, ndërsa në Kamëz portieri i Kukësit, Frashëri, pas një gabimi përballe Bregut iu fali një gol miqve, kur rezultati ishte 2-0 në favor të verilindorëve, duke shtuar kësisoj shanset e kualifikimit edhe për Skënderbeun.

Kukësi-Skënderbeu 2-1  

Kukësi priti Skënderbeun në Kamëz, ku tentoi fitoren për të mos vënë në diskutim kualifikimin, pse jo dhe fitimin e trofeut, si objektiv kryesor dhe i vetëm i mbetur për të mos e mbyllur sezonin pa trofe. Verilindorët e nisën vrullshëm ndeshjen dhe pas një rasti ideal për gol por u ndal nga shtylla të Vasil Shkurtajt në 20’, një minutë më vonë vjen dhe goli i parë me  autor mozambikasin Reginaldo. Skënderbeu, pa fuqinë e duhur reaguese, u përpoq të mos thellonte humbjen në vijim të takimit, por në 56’ Shkurtaj doli i vetëm para portierit Dajsinani dhe gjeti golin e dytë.  Dejvi Bregu, në 62’, përfitoi pas një gabimi të portieri Frashëri, dhe rihapi ndeshjen. Skënderbeu tentoi edhe barazimin në minutat e mbetura, çka e lë të hapur shansin e kualifikimit.

Luftëtari-Tirana 0-0

Luftëtari priti Tiranën në Gjirokastër, ku falë faktorit fushë, tentoi fitoren, për të arritur një vend historik në finale të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë e drejtuar nga Ardian Mema, falë një organizimi në mesfushë, bllokuan kundërshtarin, madje tentuan të gjenin rrjetën. Momenti vendimtar vjen në 63’, kur Hoxhallari ndërhyri ashpër në zonë ndaj Ymerajt, por gjyqtari Jorgji nuk e konsideroi ndërhyrjen e tij për penallti, çka solli protesta nga kampi gjirokastrit. Tirana e trajnerit Aridian Mema kërkoi të mos rrezikonte e të mbronte barazimin në minutat e mbetura, çka ia doli, me shpresë se faktori fushë do ta ndihmojë në 90 minutat e mbetura për kualifikimin në finale.

Kukësi-Skënderbeu 2-1

Shënues: Reginaldo 21’, Shkurtaj 56’/Bregu 62’

Kukësi: Frashëri, Rrumbullaku, Cuculi, Musolli, Teqja, Limaj (Kristi Joti 86’), Rroca, Et’hemi, Çyrbja (Xhemaili 81’), Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner. Ernest Gjoka

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Sambu (Pëllumbi 57’), Abazi, Dita, Muzaka, Sibo, Bregu (Pervan 89’), Gripshi, Krasniqi (Oto John 60’). Trajner. Orges Shehi

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

 

Luftëtari-Tirana 0-0

Luftëtari: Bakaj, Hoxha, Rapa (Rapa 43’), Kocionis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Fili, Ymeraj (Çelaj 82’), Oshafi (Hanti 67’), Demo. Trajner: Julian Ahmataj.

Tirana: Abibi, Doka, Hoxhallari, Goxha, Imami, Karabeci (Greca 46’), Maveje, Hasani, Kobina, Oduamadi (Halili 79’), Ngo (Sentamu 76’). Trajner: Ardian Mema

Gjyqtar: Enea Jorgji