Konsumatorët më optimistë, parashikojnë ditë më të mira për ekonominë personale

Konsumatorët më optimistë, parashikojnë ditë më të mira për ekonominë personale
Jo vetëm biznesi, por edhe konsumatorët shqiptarë këtë fillimviti duket se janë më optimistë për ekonominë e tyre personale dhe të familjes, se më parë.

Fakt ky që pohohet nga Banka e Shqipërisë dhe që lidhet me më shumë blerje të mëdha, të cilat po kryejnë gjatë kësaj periudhe.

Por në të njëjtën kohë edhe me pritshmëritë pozitive që ata kanë për ekonominë në ditët e ardhshme.

“Treguesi i besimit konsumator u rrit me +3.2% në tremujorin e parë të këtij viti, duke qëndruar mbi mesataren historike të tij për të dytin tremujor radhazi”, sqarojnë ekspertët e BSH-së.

Duke shtuar më tej se gjatë këtijviti, konsumatorët blenë +5.9% më shumë artikuj të mëdhenj, krahasuar me vjet.

“Përmirësimi i mëtejshëm i besimit konsumator reflektoi edhe situatën e përgjithshme ekonomike të pritur në vend me +2.8%. Kurse  situata e të ardhurave dhe shpenzimeve u rrit me +2.6% dhe ajo financiare e pritshme e familjes me +1.7%.