INSTAT: Çmimet e shportës, rënie e fortë dhe e papritur në muajin mars

INSTAT: Çmimet e shportës, rënie e fortë dhe e papritur në muajin mars
Çmimet e shportës pësuan një rënie të fortë dhe të papritur në muajin mars.

Sipas Institutit të Statistikave, norma vjetore e inflacionit zbriti në nivelin prej 1.1%, nga 1.7% që kishte qenë për muajin shkurt. Niveli më i ulët ky, i regjistruar që në mesin e vitit 2016.

Sipas ekspertëve të INSTAT-it, rënia e inflacionit i detyrohet sidomos grupit të ushqimeve, ku çmimet e këtij grupi ra në nivelin prej 2% për marsin, nga 3.8% që kishte qenë për muajin shkurt.

Më në detaj, ato që ndikuan më shumë në zbutjen e inflacionit ishin çmimet e nëngrupit “fruta”, që u ulën me nivelin prej -7.8%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 0.7%, “bukë dhe drithëra” me 0.6%.

Në fakt, Banka e Shqipërisë kishte parashikuar që mbiçmimi i lekut do të vazhdonte të jepte efekte në uljen e çmimeve edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Por, rënia e inflacionit në mars duket se shkon përtej pritshmërive të lidhura me efektin e kursit të këmbimit.