“Eurosong”: Kënga e Shqipërisë, dhimbje për emigrimin

“Eurosong”: Kënga e Shqipërisë, dhimbje për emigrimin
Blogu zyrtar i “Eurosong 2019”, shkruan se kënga e Shqipërisë është një dedikim për emigrimin dhe dhimbjen kur je larg atdheut.

Duke komentuar të gjitha këngët që marrin pjesë në festivalin e sivjetshëm europian që zhvillohet për të tretën në Izrael në blog përmendet se kënga e vendit tonë mban titullin “Ktheju tokës” dhe këndohet nga këngëtarja Jonida Maliqi. Po sipas blogut kjo këngë është një dedikim për emigrimin dhe dhimbjen kur je larg atdheut.

Pasi fitoi edicionin e 57-të të festivalit të këngës në Shqipëri, Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Tel Aviv si një nga 41 pjesëmarrëset në këtë eveniment evropian. /l.k./

Marrë nga wiwibloggs.com