Eksportet në rritje mjaft të ngadaltë, jo “boom” si dikur

Eksportet në rritje mjaft të ngadaltë, jo “boom” si dikur
Edhe pse ato vazhdojnë që të rriten, nga njëri muaj në tjetrin, është fakt se nuk kanë të njëjtin “boom” si më parë.

Shitjet e mallrave “Made in Albania” jashtë vendit duket se nuk kanë më ekspansionin e dikurshëm nëpër botë.

Dhe këtë dukuri e tregojnë më së miri të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave, sipas të cilave, eksportet shqiptare kanë shënuar një rritje tejet modeste gjatë muajit mars të këtij viti, vetëm në nivelin prej 2.7%.

Ndërsa për gjithë tremujorin, ekspertët japin shifrën prej 3%.

Edhe kjo, e ulët duhet thënë, nëse do ta krahasonim me shifrat e larta dy shifrore që ky tregues ekonomik ka njohur gjatë vitit të kaluar dhe jo vetëm.