Britney Spears e gjitha në të bardhë, qetëson fansat lidhur me thashethemet për gjendjen mendore

Britney Spears e gjitha në të bardhë, qetëson fansat lidhur me thashethemet për gjendjen mendore
Këngëtarja, 37 vjeçe, është parë për herë të parë që nga komunikimi i saj me fansat në rrjetet sociale lidhur me gjendjen e saj mendore

Tani ajo u tregon dashamirësve përmes fotografëve se është në rregull.

U tha se ajo ishte duke u trajtuar në një qendër të shëndetit mendor.

Po ashtu thuhet se ajo po lufton me sëmundjen e babait të saj dhe po vuan nga “përjetim i rëndë emocional”.

Sipas thashethemeve që nisën të qarkullojnë këngëtarja po mbahej në qendër kundër vullnetit të saj.

Në një postim të sajin në Instagram, Britney shkruan: “Përshëndes të gjithë ata që ishin të shqetësuar për mua.

Familja ime ka kaluar shumë stres dhe ankth kohët e fundit, kështu që më duhej kohë për t'u marrë me to, por mos u shqetësoni do të kthehem shumë shpejt”.

Ajo gjithashtu iu drejtua fansave me thënien se thashethemet rreth shëndetit të saj mendor kanë dalë jashtë kontrollit. /l.k./

Marrë mga www.thesun.co.uk