Borxhi i jashtëm që ka Shqipëria vetëm rritet, arrin 8.3 miliardë euro

Borxhi i jashtëm që ka Shqipëria vetëm rritet, arrin 8.3 miliardë euro
Shqipëria nuk po e pakëson aspak borxhin që u ka vendeve të tjera, madje po e shton atë. Një dukuri të tillë e konfirmojnë të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave gjatë vitit të kaluar borxhi i jashtëm ka njohur një rritje të re të tij. “Në fund të muajit dhjetor të vitit 2018, ai arriti në rreth 8.347 milionë euro. Duke shënuar një rritje vjetore prej 5%”, pohojnë ekspertët e saj. Për të argumentuar më tej se në këtë rritje ka ndikuar emetimi i Eurobondit të fundit prej qeverisë në tregjet ndërkombëtare, në vlerën e 500 milionë eurove.

“Rritja u shënua kryesisht në drejtim të borxhit afatgjatë të qeverisë (emetimi i Eurobondit). Por edhe të huamarrjes së sektorëve të tjerë, si hua kjo e garantuar nga qeveria”, saktësojnë ekspertët bankarë lidhur me një dukuri të tillë.

Duke dhënë edhe një shifër konkrete për borxhin e jashtëm afatgjatë si të tillë, i cili sipas tyre ka arritur në plot 6,456 milionë euro në fund të vitit 2018. Me një rritje edhe ky prej 5% kundrejt fundit të vitit 2017, ai rezulton se zë jo pak, por rreth 2/3-tat e totalit të borxhit të jashtëm që Shqipëria u ka vendeve të tjera. Nga ana tjetër, konfirmohet edhe dukuria se ndryshe nga borxhi i jashtëm publik që ka ardhur vetëm bë rritje, vitin e kaluar borxhi i jashtëm privat u reduktua me nivelin prej -3.8%. E thënë më thjesht, borxhi që institucionet private u kanë marrë të huajve ka ardhur në ulje, ndërsa ai i marrë prej qeverisë, në rritje. “Gjithashtu, një kontribut pozitiv vjen nga ndryshimet në kurset e këmbimit të valutave kryesore, në masën 118 milionë euro”, vlerësojnë mes të tjerash ekspertët e BSH-së.

Duke lënë kështu të nënkuptohet se zvhlerësimi historik qëe arriti monedha evropiane gjatë vitit të kaluar pati edhe një efekt pozitiv, të paktën sa i përket borxhit që duhet t’u shlyejmë të huajve përmes saj. Kjo pasi me një euro më të ulët, i bie që qeveria të ketë nxjerrë më pak lekë nga arka e buxhetit të saj për të paguar këstet e radhës ndaj të huajve për borxhet që u ka marrë dikur atyr