FOTOT/ Denizli, qyteti i Turqisë ku në çdo stinë mund të bësh turizëm, pushime dhe...të kurosh sëmundjet

FOTOT/ Denizli, qyteti i Turqisë ku në çdo stinë mund të bësh turizëm, pushime dhe...të kurosh sëmundjet
Qyteti Denizli i cili është një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit në Turqi, krahas bukurive të saj natyrore, historisë mijëra vjeçare dhe travertinat e bardha, është një pikë atraktive edhe për atë që kërkojnë shërim në ujërat termale

Denizli është një nga qytetet më të rëndësishëm në rajonin e Egjeut me turizmin dimëror, me pasurinë historike, bukuritë natyrore, evenimentet sportive si hedhje me parashutë, ski, fluturim me balonë si dhe me ujërat termale për shërim.

Një nga atraksionet më të njohura turistike është Pamukkale e cila ndryshe njihet si "Parajsa e bardhë" që është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ata që preferojnë qytetin Denizli për pushime kanë mundësi të zhvillojnë programe të shumta me përmbatjtje të ndryshme, ku mund të vizitojnë qytetet antike mijëra vjeçare në rajon, kanë mundësinë të shikojnë travertina të bardha, shpella, ujëvara dhe bukuri të ndryshme natyrore si dhe të shijojnë ushqimet tradicionale të zonës dhe të blejnë sende të ndryshme në tregje.

Hotelet gjithashtu janë të mbushur në masën 90 për qind për shkak të kërkesave për burimet termale të cilat në qytet shihen si qendra shëruese që nga kohët e lashta e deri më sot.

Në qytet Pamukkale është një nga vendet më të vjetra në Turqi të frekuentuara nga turistët.

Personat që ecin zbathur mbi travertinat e bardha të formuara prej vitesh nga karbonat kalciumi që del nga uji në nëntokë, pavarësisht motit të ftohtë nuk mbërdhijnë për shkak të nxehtësisë që uji ka. Pamja unike e Pamukkale-s gjithashtu u ofron turistëve mundësi për të shkrepur fotografi që ata do të donin t'i ruajnë për tërë jetën. Një tjetër vend që mund të vizitohet në Pamukkale është edhe qyteti antik i cili ka një të kaluar para 2.800 vitesh.

"Pishina Kleopatra" Hierapolis është në tjetër pikë e paharrueshme për vizitorët në qytetin Denizli. Kjo pishinë është formuar në mënyrë natyrale pasi u shembën gurët dhe uji u grumbullua pas tërmetit që ndodhi në 692 para erës sonë. Dhe që nga ajo kohë uji në pishinë nuk ka humbur kurrë temperaturën e saj prej 36 gradë.

Ata që lahen në këtë pishinë ku thuhet se është larë edhe mbretëresha egjiptiane Kleopatra krahas rehatisë për të notuar besohet se ujërat termale kanë veti shëruese për shqetësime si sëmundjet e zemrës, reumatizmit, lëkurës, paralizës, nervore, të stomakut dhe të zorrëve.

Krahas bukurive historike dhe atyre kuruese në Denizli tërheqin vëmendjen edhe bukuritë e tjera natyrore siç janë ujëvara Güney e cila rrjedh nga një lartësi prej 20 metrash në lumin Menderesi i Madh si dhe ujëvarat Sakızcılar Asmaaltı dhe Gümüşsu.

Pushuesit po ashtu në këtë rajon mund të shikojnë edhe shpella të ndryshme, po mund të blejnë edhe sende të ndryshme në tregun e quajtur Bayramyeri ku gjenden produkte tradicionale të zonës.

Gazi Murat Şen, kryetar i Shoqatës së menaxhimit dhe hotelerisë turistike në Denizli (DENTUROD) në një deklaratë për AA tha se deri më tani hotelet janë mbushur në masën 90 për qind.

Ai thekson se vizitorët që vijnë për pushime dimërore realizojnë një program të paktën 4 ditor. Şen tha se klima e qytetit Denizli është e përshtatshme për turizëm gjatë 12 muajve të vitit. /Anadolu Agency

Shpërndajeni me miqtë tuaj: