
1) Sa 250 mijë lekëshe duhet të paguaj një pacient për operimin e tëmthit?
Përgjigja: E pakta një të tillë.
2) Sa është kohëzgjatja që pacienti vihet në gjumë me anestezi?
Përgjigja: Koha e anestezisë është e ndryshme, në varësi të shumë faktorëve.
3) Cili është faktori kryesor?
Përgjigja: Anestezia, të paktën duhet të zgjasë që prej fillimit të operacionit dhe deri në momentin që të afërmit e të operuarit bëjnë pagesën.
4) A bëhet pagesa te kirurgu, apo te anestezisti?
Përgjigja: Pagesa kryesisht bëhet te kirurgu, i cili pastaj i jep pjesën edhe anestezistit.
5) Ç'ndodh me profesorin nëse ai vendos që të...?
Përgjigja: Profesori mund të marrë në kontroll të gjitha rastet.
6) Pyetje: A mundet që stazhierët, apo qoftë edhe doktorët më të vjetër, të marrin lekë nga pacienti, më parë se profesori?
Përgjigja: Kurrën e kurrës!
7) Ku mund ta marrin eksperiencën në kirurgji, doktorët dhe stazhierë?
Përgjigja) Ta marrin ku munden, por jo në spital, ku operacionet i bën profesori siç do vetë.
8) Pyetje: Sa është numri i mjekëve për banorë në Gjermani?
Përgjigja: I ulët është, shyqyr! Kjo na bën optimistë për të ardhmen tonë...
Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj