Zbuloni arsyen! Albania, emri i dytë më i kërkuar në "Google" për italianët

Zbuloni arsyen! Albania, emri i dytë më i kërkuar në "Google" për italianët
Sardenja mban vendin e parë dhe Sicilia  vendin  e tretë, si destinacionet më të kërkuara të vitit 2018 për italianët. Por surpriza, sipas ANSA, është pikërisht Shqipëria, që mban vendin e dytë për sa i përket vendeve më të kërkuara të italianëve për vitin 2018.

Në Itali Shqipëria është emri i dytë më i kërkuar i turistëve në Internet, “Google 2018”. Madje vendi ynë është edhe më i kërkuar se vendet fqinje me turizëm shumë të zhvilluar si Greqia dhe Kroacia, që mbajnë përkatësisht vendet e katërta dhe të pesta. Në vendin e gjashtë është Toskana dhe më tej vjen vendi ekzotik Zanzibari. Korsika, Salento e Abruzzo bëjnë pjesë në 10 vendet më të pëlqyera sipas të dhënave që dalin nga motori i kërkimit në Internet, Google, për vitin që po lëmë pas.

Është ky një lajm fantastik për Shqipërinë dhe turizmin tonë, aq më tepër që të dhënat i përkasin agjencisë prestigjioze, ANSA, çka jep edhe më shumë optimizëm për një “brom” turistik në vitet e ardhshme. Shqipëria po konsiderohet gjerësisht si një ndër vendet e pazbuluara të Europës, sa i përket turizmit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: