“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Edi Rama flet me Olsin, shan tifozët e Partizanit, Gjicin, Dukën...!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Edi Rama flet me Olsin, shan tifozët e Partizanit, Gjicin, Dukën...!
Satirë

Antena jonë, ka mundur që të zbulojë bisedimin midis dy vëllezërve të shquar të vendit tonë. Rilindasit të qeverisë, shokut Edi Rama dhe rilindasit të klubit të futbollit Partizani, shokut Olsi. Biseda në fillim ka qenë e ngrohtë dhe vëllazërore, por pastaj ajo është bërë me tone disi të ashpra. Ja bashkëllafosja e bërë midis tyre:

Edi Rama: Hë Olso erdhe! Si venë punët?

Olsi Rama: Mirë deri tani Edo. Jena në ven të parë. Kena neshjen me Kukësin sot psr pak orë.

Edi Rama: Qenka Kukësi në kategorinë të parë?! Nuk e dijsha. Nuk më ka thon gjo Safeti. Ai kur vjen këtu e më takon, s'bon kurr' muhabet sporti. Vetëm tenderash...

Olsi Rama: Është ndeshje e vështirë. Do e luajm' pa tifozë.

Edi Rama: Mos! Edhe këtë ma ka bërë Mand Duka! Ka dënu tifozët e Partizonit, që ata pastaj të shkojnë në protestë, meqë stadiumi do jet' i mbyll. Nuk e prisja prej Mandit këtë. Unë s'i kam ndërhyrë me tëtimet, në bizneset e tij. Olso, kam një kërkesë. Du që të humbasësh!

Olsi Rama: Do lujm basketboll bashkë? Mirë mor Ed humbas unë. Po ta lë të fitosh një neshje, se s'ke fituar në basketboll gjithë jetën.

Edi Rama: E kisha llafin vëllai, që të humbasë Partizani. Më thanë që Arlind Qorri është tifoz i Partizanit. Ata studentët e tij kishte nxjerrë një parullë ku thumbonte ekipin e 17 Nëntorit, se do uleshin në negociata, kur këta të tjerët të fitonin derbin me juve. Hë si thua? Do e humbisni? Ma bëj këtë nder, se ti e di s'ta lë pa ta shpërblyer.

Olsi Rama: Ke 30 vite pa parë futboll vendas o vëlla. Nuk e ka më emrin 17 Nëntori, por Tirana. E ke llafin për ndeshjen në shkurt?

Edi Rama: Pse atëherë e keni derbin? Moooos! Deri atëherë kushedi ku më kanë degdisur studentët. Po sikur ta bëni ndeshjen sot?

Olsi Rama: Soooot?! Po sot e kena me Kukësin ndeshjen neve.

Edi Rama: Mirë, sot bëjeni me Kukësin. I them unë Safetit mos të fitojë. Po fitoi, ja pres tenderat. I them unë Armandos së pulave që ta vendosë nesër derbin. Veçse duhet të më premtosh se do humbasësh., që të hënën të ulen studentët e Arlindit në negociata.

Olsi Rama: Po ç'do ju thuash nëse ulesh?!

Edi Rama: Për llafe mos ma ki merakun mua! Do ju them që tarifat i vendos universiteti. Edhe tenderat e koncensioneve i vendosin bordet përkatëse.

Olsi Rama: Po ti ç'vendos atëherë o vëlla .

Edi Rama: Unë vendos paratë në Makao mer Olso, ti e di...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: