Shoku Luli ankohet te britanikët për orën

Shoku Luli ankohet te britanikët për orën
Lideri i opozitës, shoku Lulëzim Basha takoi para disa netësh, disa politikanë britanikë. Në bisedat me ta, shoku Luli u foli kryesisht për rëndësinë e kohës dhe orës. Ja ç'tha ndër të tjera ai: “Ju britanikët jeni rehat, - mësuam t'u ketë thënë Luli atyre, - ju keni fatin që të flini një orë më shumë, meqë jeni një orë pas orës sonë. Mua të gjorit më duhet të zgjohem çdo mëngjes, një orë më shpejt se juve”.

Më pas, Luli u shpjegoi. -Kur në Tiranë është ora 9 e mëngjesit, në Londër ju keni fatin ta keni orën 8". Kolegët britanikë u ndjenë shumë keq kur panë në sytë e përgjumur të Lulit, mërzinë e udhëheqësit të opozitës, lidhur me orët e pakta të gjumit. Ata thanë se këtë gjë do ta llafosnin me Nënën Mbretëreshë, në momentin që ajo do ishte ndonjëherë në punë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: