
Ja bashkëllafosja e bërë me të:
Antena: Përshëndetje shoku Saimir! Nuk ju njoha fare. Paskeni ndryshuar modelin e vetullave. Çfarë bëni këtu?
Saimir Tahiri: Bravo çuna, jepini! Ashtu ju lumtë! Vërini flakën!
Antena: Ju po nxisni njerëzit për kësi gjerash?! Po kjo qenka e...
Saimir Tahiri: Sigurisht mer plak! Nuk është e drejtë që dyshja mafioze Velaij-Rama dhe anasjelltas, t'ju prishë shtëpitë fukarenjve me fadromë, e pastaj në këtë tokë të ngre pallat ndonjë ish-fadromist i lidhur me ata të dy.
Antena: E morët vesh besoj që Ambasada e...?
Saimir Tahiri: Pse ç'prisje ti, të flisnin mirë për mua?! Po ata dhe holandezët e sollën dhe sponsorizuan Erionin. Nejse, dy duar, për një kokë!
Antena: -I lëmë duart dhe kokën dhe shkojmë te shala e...
Saimir Tahiri: Te shala e kujt do shkojmë? Jo, nuk jam nga ata unë që...
Antena: E kisha llafin: Ju pamë para 5.ca javësh mbi shalën e kalit. Me thënë të drejtën, u mahnita nga mënyra se si e...
Saimir Tahiri: -Unë ngas jaht që kanë fuqi shumë kuaj, e jo një kalë.
Antena: -E kujt ishte ideja e kalërimit? E juaja, apo...?
Saimir Tahiri: - E imja, sigurisht! Doja t'i tregoja profesor Përparimit që...
Antena: -E keni llafin për profesorin Përparim Kabo, besoj? A mund të...?
Saimir Tahiri: -E mban mend besoj që profesori tha, që më ka ngelur dy herë në provim, kur kam qenë student?
Antena: -Po, po e mbaj mend. Ashtu...
Saimir Tahiri: -Atëherë ngelja vetë në provime, pasi i kisha vënë vetes për detyrë që të merresha me politikë. Në politikë, sa më shumë katranjoz që të jesh, aq më shumë bën përpara.
Antena: -Ju vlerësoj për sinqeritetin, veti që e keni patur edhe më parë dhe e kemi edhe tani që keni shkarë nga kali politik.
Antena: -E ke gabim mer plak! Pikërisht pra, për të treguar që nuk kam rënë nga kali, bëra kalërim. Ishte një zgjedhje simbolike që e gjeta në një libër.
Antena: -Ishte libër anthropologjiko-kulturor besoj, përderisa më përmendët kalin dhe...?
Saimir Tahiri: -Po, po! Aty flitej rreth kalit dhe marrëdhënies së tij me njeriun. Kali është një kafshë krenare. Ai që i hipën, jep idenë që është tip energjik, me dëshirë për liri. Si unë d.m.th. Kur dilja në ballkon atëherë që isha në arrestim, këtë librin e anthropologjisë, lexoja.
Antena: -Po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua. Faleminderit shoku Saimir që e ndatë me rubrikën tonë!