“Diamanti i Zi” i Kopenhagenit

“Diamanti i Zi” i Kopenhagenit
“Diamanti i Zi” (The Black Diamond), është një ndërtesë karakteristike e bibliotekave të reja, e ngritur pranë kanalit të Kopenhagenit. Është projektuar që prej 1999 nga arkitektët danez Schmidt, Hammer dhe Lassen si zgjatje e Bibliotekës Mbretërore dhe shtrihet ngjitur me katedralen e vjetër të bibliotekës së Hans J. Holm. Megjithatë, në formë dhe material është shumë e ndryshme nga ndërtesa e bibliotekës së vjetër.

Emri i referohet skajeve prizmatik të ndërtesës, pllakave të zeza prej mermeri dhe atyre prej qelqi që veshin pjesën e jashtme dhe reflektojnë ujin e kanalit. Shumëllojshmëria e aktiviteteve kulturore të ndërtesës së re, e ka kthyer Bibliotekën Mbretërore në qendrën kulturore më të preferuar të Kopenhagenit.

7 katet e ndërtesës përfshijnë jo vetëm funksionin klasik të bibliotekës; të tilla si 4 dhoma të reja leximi, por edhe një sallë koncertesh, galeritë e ekspozitave, librari, kafe dhe restorant. 2 muze janë vendosur në “The Black Diamond” , Muzeu Kombëtar i Fotografisë, dhe një muze i vogël i dedikuar artit të karikaturave. “The Black Diamond” është bibloteka më e madhe në Skandinavi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: