Avokati Spartak Ngjela shprehet i palëkundur

Avokati Spartak Ngjela shprehet i palëkundur
E meqë ishim te banorët e Astir-it. Bëhet e ditur se ata kanë marrë si avokat, anglosaksonin e shquar, shokun Spartak Ngjela. Ai, pasi është njohur me problemin ju ka thënë disa banorëve se, vetëm me një qëndrim të tipit britaniko-burrëror, njëlloj si të lëvizjes çartiste, mund të shpëtojnë pronat e tyre.

"Ju nuk e dini more zotërinj, se ç'është në gjendje që të bëjë një popull ndaj qeveritarëve të tij të korruptuar"!, tha avokati i shquar.

Në këtë moment në telefonin e shokut Spartak ka ardhur një zile nga shoku Erion Veliaj, me melodi të një këngë të vjetër skoceze, të luajtur me gajde.

Pasi avokati foli në telefon, ju tha banorëve: "...shteti funksionin me rregulla dhe kush nuk ka lejen e ndërtimit, meriton që banesa t'i prishet!"

Shpërndajeni me miqtë tuaj: