Ky është restoranti më i madh në botë nën ujë, të ushqehesh duke soditur koralet oqeanike

Ky është restoranti më i madh në botë nën ujë, të ushqehesh duke soditur koralet oqeanike
Pjesë e resortit luksoz Hurawalhi 5.8 në Maldive, është restoranti nënujor më i madh në botë.

Turistët zbresin nën nivelin e detit për të ngrënë në kushte luksoze, duke soditur nëpërmjet xhamave botën e nënujit dhe një pejsazh koralor.

Ushqimi është ekskluzivisht me produkte deti, nga peshkaqeni e oktapodët, tek molusqet.

I hapur në fund të vitit 2016, Restoranti i Detit është i vendosur rreth 19 metra nën sipërfaqen e ujit dhe është 90 metra katrorë.

Turistët ecin nëpër një skelë mbi ujë dhe kalojnë një rrugë të veçantë në një shkallë të gjatë, të dredhur, për të zbritur poshtë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: