
Para 1.ca ditësh ai ishte i pranishëm në përurimin e një përmendoreje për vlonjatët e dërguar në kampet e përqendrimit.
Bravo!
Bëjmë me dije se ajo ndodhi vetëm disa ditë pasi nazistët hynë më qytet.
Vumë re se në këtë përkujtimore, nuk ishte shënuar asnjë emër i të internuarve.
Shoku Dritan ndoshta ka bërë mirë që ka kursyer dhe nuk i ka shkruar një për një emrat, që fare mirë mund të gjenden më arkivat e ushtrisë gjermane, se kushedi sa do kishte shkuar tenderi i gdhendjes së të gjithë emrave të të gjorëve.
Na bëri përshtypje gjithashtu, se në këtë përkujtimore-përmendore, nuk ishte shënuar as numri i përgjithshëm i atyre që u internuan ne kampet e përqendrimit nazisto-gjerman, me ndihmën e spiunëve të zonës.
Ç'rëndësi ka numri? - do të thoshte dikush.
Unë them se ka, përderisa siç thoshte filozof Pitagora, numri shpreh jo vetëm sasinë, por edhe cilësinë e fenomenit.
Jep tjetër vlerë njohjeje dhe krenarie te të rinjtë e qytetit dhe sidomos te të majtët e zonës, nëse lexojnë se 600 njerëz u internuan nga nazistët.
Dhe tjetër ndjesi, nëse e lexojnë përkujtimoren ku numri i përgjithshëm i të internuarve në kampet e punës dhe shfarosjes, nuk përmendet fare.
Urojmë që ta korrigjoni sa më parë, pa patur rastin t'ju tregojmë përmendoret e tilla të vendeve larg nesh, apo të fqinjëve tanë, shoku Dritan!
Shënim: ‘Antena Jashtë Familjes’ është një rubrikë e përditshme nga Helidon Tahiraj shkruar ekskluzivisht për ‘Albanian Free Press’