Zjarr në një fabrikë kimikatesh, shikoni si ndërhyjnë robotët-zjarrfikës

Zjarr në një fabrikë kimikatesh, shikoni si ndërhyjnë robotët-zjarrfikës
Depozita nafte që shpërthejnë, flakë dhe një shtëllungë e zezë tymi.

Pamja që duket katastrofike për fat të mirë nuk është një rast fatkeqësie, por një skenë që shërben për një stërvitje të skuadrave zjarrfikëse në qytetin Harbin të Kinës.

Për shuarjen e zjarrit në situatë ku imitohet një fabrikë me kimikatë të rrezikshme që po digjen, janë lëshuar robotët.

Zjarri është vënë nën kontroll brenda 10 minutave. /a.a/ Albanian Free Press Online/