“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Zbulohet letra e Lasgush Poradecit: Jam kundër udhëtimit me aeroplan...

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Zbulohet letra e Lasgush Poradecit: Jam kundër udhëtimit me aeroplan...
Satirë

“Antena jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë. Moti do prishet. Themi lajm i mirë, pasi revolucioni që do niste opozita, ku mund të kishte edhe dëmtime ekonomike, sigurisht që do të shtyhet.

E meqë ra llafi te moti. Ne kemi mundur të shtiem në dorë një letër të lirikut të shquar ndër mote, Lasgush Poradecit. Ajo është shkruar shumë vite më parë, por është aktuale edhe sot. Ja letra:

“Mora vesh që së shpejti do të organizoni një udhëtim me aeroplan në Gjermaninë Lindore dhe për nderin tim, udhëtimit do t’i vendosni emrin që mbaj unë kur shkruaj. Shumë faleminderit për respektin pa kufi që keni për mua, kur doni të kaloni kufijtë, mirëpo nuk jam dakord. Jo për modesti, por për arsyen e arsyeshme se në listën e atyre që do udhëtojnë me aeroplan, pashë që kishte shumë poetë, gazetarë që i kanë kënduar dhe vazhdojnë t'i thurin lavde partisë që udhëheq. Kjo është punë e tyre. Unë i gjori nuk i kam lejuar vetes kurrë, që të bëja ndonjë vjershë për partinë. Prandaj me modesti e them se nuk e meritoj të kem emrin të lidhur me ta dhe aeroplanit që i hipin.

Edhe qeni im, kur e mori vesh këtë gjë, nxori gjuhën, se e kuptoi që ishte tallje e juaja... Lasgushi”.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: