Sa e bukur është Shqipëria! Vendet arabe shfaqin interes pas liberalizimit të vizave

Sa e bukur është Shqipëria! Vendet arabe shfaqin interes pas liberalizimit të vizave
Vendimi i qeverisë shqiptare për heqjen e vizave për disa vende ka sjellë menjëherë reagimin pozitiv të vendeve si Kina dhe vendet arabe.

Qytetarët e Mbretërisë së Arabisë Saudite gjatë sezonit turistik është pritur me interes duke u pasqyruar edhe në portalet informuese vendase.

Arab Ëeeks Days ka publikuar një intervistë me ambasadorin tonë në Mbretërinë e  Arabisë Saudite, Sami Shiba i cili deklaron se “Qytetarët nga Arabia Saudite mund të udhëtojnë dhe të hyjnë në Shqipëri pa viza nga data prilli 2018 deri më 31 tetor 2018.

“Për udhëtarët sauditë që duan të vijnë në Shqipëri nuk ka ndonjë kërkesë specifike. Gjatë periudhës verore, nga 1 prilli 2018 deri më 31 tetor 2018, qytetarët sauditë mund të udhëtojnë në Shqipëri pa viza, pa pasur nevojë të marrin vizë në Ambasadën e Shqipërisë. Udhëtimi mund të bëhet me një pasaportë të vlefshme. Unë dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të ftuar turistët sauditë që ta konsiderojnë Shqipërinë si një nga opsionet më të mira kur bëjnë planet e tyre të pushimeve”, deklaron ambasadori shqiptar.

Më tej ai foli për  potencialet e jashtëzakonshme turistike të bregdetit dhe zonave malore të Shqipërisë.

“Shqipëria ka një bregdet të konsiderueshëm 450 km dhe shtrihet përgjatë detit Adriatik dhe Jon, ku brenda pak minutave turistët mund të përjetojnë klimën malore të Llogarasë dhe ngrohtësinë e bregdetit të Dhërmiut.

Shqipëria është e pasur me burime natyrore të ujit, të tilla si lumenjtë, liqenet dhe një bregdet i gjatë detar. Dy nga ekosistemet më të rëndësishme janë liqenet e Shkodrës dhe Ohrit, të njohura nga Konventa RAMSAR dhe UNESCO. Shqipëria është gjithashtu e pasur me burime, lumenj dhe përrenj. Katër burime të mrekullueshme për bukurinë e tyre natyrore janë Syri i Kaltër në Sarandë, Uji i Ftohtë në Tepelenë, Viroi në Gjirokastër dhe Syri i Sheganit në Liqenin e Shkodrës.

Shqipëria ka burime të rëndësishme për zhvillimin turistik të zonave malore. Alpet shqiptare në veri, malet përgjatë detit Jon, malet e Krujës, Beratit dhe Elbasanit ofrojnë mundësi të mëdha për tu vizituar nga turistët gjatë gjithë vitit, edhe gjatë dimrit pasi ka një klimë të butë.

Shqipëria ka një trashëgimi të pasur historike dhe kulturore të njohur si pjesë e trashëgimisë kulturore të botës që garanton mbrojtje të veçantë. Butrinti, që ndodhet në jug të Shqipërisë, është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është përshkruar si një nga vendet më të mahnitshme në tokë. Dy qytete të tjera shqiptare janë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të shquar për stilin e tyre arkitekturor: Berati dhe Gjirokastra. Unë jam i sigurt se historia e pasur do të lërë të befasuar këndshëm vizitorët e huaj.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: