Ministrja e Mbrojtjes: Emergjenca kaloi, lumenjtë s’rrezikojnë më

Ministrja e Mbrojtjes: Emergjenca kaloi, lumenjtë s’rrezikojnë më
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka deklaruar se tashmë situata e përmbytjeve në vend është përmirësuar dhe  lumenjtë nuk rrezikojnë më.

Kështu, nga Darzeza e Fierit, ku po monitoron situatën, ajo u shpreh gjithashtu se Forcat e Armatosura dhe punonjësit e institucioneve të tjera po qëndrojnë 24 orë në gatishmëri.

“Situata është përmirësuar. Lumenjtë nuk rrezikojnë më përmbytje. Janë evakuuar rreth 60 familje. Akset kryesore janë të lira. Kemi problematike për disa ura të shembura, por prezenca më e madhe ka qenë në Darzezë. 6 elektro-pompa janë vendosur në funksion dhe FA kanë punuar për të mbrojtur argjinaturën e lumit. Kemi pasur bashkëpunim me të gjithë aktorët dhe kemi pasur mbështetje edhe nga Kosova. Kemi bërë të mundur që situatën ta menaxhojmë më mirë”, tha ajo.

Për të përfunduar se “nuk do kemi agravim të situatës për ditët në vijim dhe pjesa e emergjencës ka kaluar”.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: