Krimi makabër, vret të atin me çekiç dhe kufomën e hedh në liqen

Krimi makabër, vret të atin me çekiç dhe kufomën e hedh në liqen
Një krim makabër mund të cilësohet ai që ka ndodhur në një familje në kryeqytet, teksa

një djalë 28-vjeçar ka vrarë me çekiç babain e tij 74-vjeçar dhe më pas, e ka hedhur në liqenin e Farkës.

"Rreth orës 20:00, në Shkozë, brenda ambienteve të oborrit rrethues të banesës së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende të forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij, shtetasin  F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme", sqaron policia lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Duke shtuar se Selman Alija pasi ka kryer vrasjen, e ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e tij të pajetë në liqenin e Farkës.

Tashmë autori i ngjarjes është vënë në pranga nga forcat e policisë, ndërsa kufoma është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme. Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip "çekiç", me të cilin dyshohet se është kryer kjo vepër penale.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: