Kreu i ri i “Vetëvendosje”-s, kandidon Albin Kurti

Kreu i ri i “Vetëvendosje”-s, kandidon Albin Kurti
Albin Kurti do të kandidojë për drejtimin e lëvizjes politike në Kosovë së themeluar prej tij, “Vetëvendosje”, e cila doli si forca e vetme më e madhe nga zgjedhjet lokale.

Kjo është bërë me dije nga anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj parti, Erzen Vraniqi, i cili pranon se ka vënë firmën e vet në mbështetje të kësaj kandidature.

“Komisioni i Përgjithshëm zgjedhor e miratoi pas verifikimeve deklaratën e kandidimit, e grumbullimi i nënshkrimeve ka nisur zyrtarisht”, shkruan ai.

“Vetëvendosje” u krijua si lëvizje politike prej Albin Kurtit Kurtit në vitin 2004 dhe deri në 2010-n, kur u përfshi për herë të parë në zgjedhje për pushtetin qendror, përmes protestave dhe aksioneve ajo pati kundërshtuar fort misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe qeverinë e vendit.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: