Konfindustria: Përmbytjet, Kuvendi të rishohë Buxhetin 2018

Konfindustria: Përmbytjet, Kuvendi të rishohë Buxhetin 2018
“Kuvendi i Shqipërisë duhet t’i kërkojë ekzekutivit që të përgatisë projektet dhe të paraqesë për miratim ndryshimet e nevojshme ne buxhetin e vitit 2018”.

Kjo ka qenë kërkesa që organizata e njohur e biznesit, Konfindustria ka paraqitur ditën e sotme në lidhje me situatën më të fundit të krijuar nga përmbytjet në vend.

Sipas saj, përsëritja e bllokimit të rrugëve kombëtare, përfshirë kryeqytetin si dhe përmbytjet masive të bizneseve dhe tokave bujqësore, është me pasoja shumë të rënda ekonomike dhe financiare në afatgjatë.

“Rënia e sistemit tregon efektivitetin e ulet të financimeve të deritashme me shenja të qarta te paaftësisë institucionale dhe korrupsionit”, vlerëson gjithashtu Konfindustria.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: