Një fshat prej afro 450 shtëpish, i vendosur pranë një vullkani në japoninë Jugore, po tërheq vizitorë nga gjithë Azia.
Shtëpitë e fshatit Aso në prefekturën e Kumamoto, janë të ndërtuara në formë bunkerësh me materiale të lehta.
Panelet me polisterol, e njohur në Shqipëri si “bukë peshku”, bashkohen për të krijuar këto shtëpi që ofrojnë gjithë komoditetin.
Por struktura e materialeve të lehtë dhe forma e bunkerit bëjnë që këto shtëpi të konsiderohen si ndër më antisizmiket në botë, gjë e rëndësishme kjo për këtë zonë që goditet shpesh nga lëkundjet e tokës. /a.a/
Fotot: Reuters