Kurti në një konferencë për media tha se fituese e këtyre zgjedhjeve është Vetëvendosje, pasi populli do një qeveri të re e progresive, e cila do t’i zgjidhë problemet e vendit.
Ndërsa thotë se Vetëvendosje së bashku me partitë tjera, LDK-AKR dhe Alternativa dhe deputetët e PAN-it, do të ulen të bisedojnë dhe të marrin të gjitha veprimet, për krijimin e kësaj Qeverie, bartëse e së cilës do të jetë Vetëvendosje.
“Lëvizja Vetëvendosje si askush tjetër në këto zgjedhje, ka fituar një legjitimitet të madh e të fuqishëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndërkaq dy koalicionet që kemi pasur përball, kanë pësuar humbje të thella. Në këto kushte plotësisht të reja politike dhe bazuar mbi përkrahjen e madhe qytetare ne deklarojmë se jemi të gatshëm për të ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme, për ndërtimin e një qeverie të vendit, të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje . Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe ne i kemi dëgjuar mirë dhe qartë zërin e tyre, - pohoi Kurti. -
Ne sot ftojmë të gjitha subjektet politike të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, si dhe të gjithë ata deputetë të koalicionit PDK-AAK-NISMA, që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër, pra kundër pushtetit të ‘klanit Pronto’, që të na bashkohen në tryezë për të diskutuar mbi situatën e re polit ike të vendit, pas këtyre zgjedhjeve, si dhe për programin politik të një qeverie të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kurti. /e.a/