Maqedonia dhe çështja e emrit

Maqedonia dhe çështja e emrit
Qeveria e re e Maqedonisë duket se është e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e emrit të vendit që e ka me Greqinë fqinje. Në Athinë ndodhet ministri i jashtëm maqedonas në përpjekje të zbutjes së raporteve të ftohura prej vitesh.

Megjithatë, autoritetet greke kanë bërë të ditur se Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë, siç i referohen ata, duhet të ndryshojë emrin në mënyrë që të zhbllokohen proceset e integrimit të këtij vendi drejt strukturave euro-atlantike. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: