Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, e cilësoi këtë vendim të KQZ-së, si një akt të rëndë provokativ që ju bëhet votuesve të Bashkisë së Dropullit, duke theksuar se pas këtij vendimi fshihen PS dhe PD.
“KQZ në papërgjegjshmëri të plotë dhe t një akti që nuk ka logjikë, ka vendosur në mbledhjen e djeshme ta zhvendosë qendrën e KAZAZ-së numër 80 të njësisë së dropullit, nga vendi tradicional në ambientet e shkollës, duke e zhvendosur qendër në fshatin Grapsh.
Kjo është një përpjekje djallëzorë për të mos bërë të mundur fillimin e zgjedhjeve në 25 qershor në KAZAZ-në 80.
Kjo bëhet për të mos lejuar zgjedhjet normale në Bashkinë e Dropullit, e dyta pas këtij vendimi fshihet produkti i marrëveshjes së Rilindjes me aneksin e rilindjes.
Ky është një akt provokativ, pasi qytetarët e Dropullit diskriminohen duke mos votuar si gjithë qytetarët shqiptarë në 25 qershor”, - nënvizoi kreu i grupit parlamentar të LSI-së. /e.a/