Kosovë, rrihet barbarisht gazetarja Arbana Xharra

Kosovë, rrihet barbarisht gazetarja Arbana Xharra
Gazetarja nga Kosova dhe anëtarja e re e PDK-së, Arbana Xharra, është rrahur mbrëmë nga disa persona në Prishtinë.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore gjendja e saj është stabël. Pas aderimit të saj në PDK, Xharra ishte cak i sulmit nga militantët e partisë Vetëvendosje, të cilët nuk kanë kursyer edhe fyerjet verbale ndaj saj.

Ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë edhe më parë ka qenë e kërcënuar, sidomos prej elementeve të islamit radikal. Ajo ishte e ftuar mbrëmë në Tiranë në një emision televiziv shqiptar dhe pas kthimit në Kosovë është rrahur brutalisht. /e.a./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: