Situata në Maqedoni, Gruevski: Dhuna nuk është zgjidhje

Situata në Maqedoni, Gruevski: Dhuna nuk është zgjidhje
Pas dhunës që shpërtheu në Parlamentin e Maqedonisë ku hynë protestues të shumtë, ka reaguar kryetari i VMRO-DMNE, Nikolla Gruevski.

“Dhuna nuk është zgjidhje dhe është e nevojshme ulja e tensioneve. Bëj thirrje që populli të përmbahet dhe të mos bjerë pre e provokimeve të atyre që dëshirojnë ta fusin shtetin në një krizë më të thellë dhe të plotësojnë skenarin e tyre”, shkruan Gruevski në Facebook.

Tensionet nisën kur në krye të Parlamentit të Maqedonisë u zgjodh për herë të parë një shqiptar, Talat Xhaferi. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: