Salianji: Largimi i Tahirit, “rënia e parë një fruti të helmuar”

Salianji: Largimi i Tahirit, “rënia e parë një fruti të helmuar”
Mbërrin reagimi i parë nga Partia Demokratike për largimin e Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm.

Kështu, ka qenë sekretari për Aksionin Qytetar në këtë forcë politike, Ervin Salianji, i cili ka reaguar për largimin e Tahirit, duke e quajtur lajmin “si rënia e parë një fruti të helmuar pas shkundjes së fortë që lëvizja qytetare i bën republikës së kalbur në çdo qelizë”.

“Lajmi për largimin provon forcën që ka drejtësia e kauzës së lëvizjes mbarëpopullore, por nuk zgjidh asgjë, një trup që rrënjët i ka të hedhura në helm, banditizëm, lidhje me krimin, inkriminim të institucioneve, vjedhje të pasurisë publike, mashtrim do te prodhoje po njësoj helme për qytetarët!

Përfolja si zëvendësues me Niko Peleshin, i cili njihet për lidhjet e tij me disa banda famëkeqe në vend, tregon që kjo qeveri me pahir prodhon vetëm Tahirë!”, komenton gjithashtu ai.

/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: