Pas zhgënjimit dhe rënies së Virtus Entella, Azdren Llullaku fiton “turneun e fshesës”

Pas zhgënjimit dhe rënies së Virtus Entella, Azdren Llullaku fiton “turneun e fshesës”
Azdren Llullaku, mesfushori me tipare sulmuese i Kombëtares shqiptare është shpallur kampion “i fshesës”.

Ai kaloi gjatë pjesës së dytë të këtij sezoni te Virtus Entella, në Seria B, por skuadra e tij nuk mbijetoi dhe ra në një kategori më poshtë.

Megjithatë Llullaku është përfshirë në një garë tradicionale të zonës së bashku me një mikun e tij italian dhe është shpallur. “Fitova turneun e fshesës me mikun tim, Roberto Salvador,” ishte mesazhi që Llullaku ndau me fansat.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: