PSG-Real, "përplasje galaktikësh" sot në Champions

PSG-Real, "përplasje galaktikësh" sot në Champions
Me Cristiano Ronaldo në njërën anë dhe me Neymar në anën tjetër, peshat e rënda të UEFA Champions League zbresin sot në fushë. Përballja mes Real Madrid dhe PSG konsiderohet edhe si “përplasje galaktikësh” mes yjeve të futbollit botëror, që përbëjnë të dy ekipet.

Ronaldo, aktualisht lojtari i vitit, e ka rigjetur veten pas një pauze, në kohën e duhur.  PSG, ndërkaq, shpreson te Neymar, futbollisti më i kushtueshëm i planetit dhe një fitues i mundshëm i Topit të Artë në të ardhmen. Për t’i dhënë fund epokës Messi-Ronaldo, Neymar do të mjaftohet këtë sezon me fitimin e Champions League, ose të Kupës së Botës me Brazilin në verë. Braziliani u largua nga Barcelona për te Parisi me qëllim që t’i largohej edhe hijes së Lionel Messi, që e ndiqte nga pas. Ronaldo u kthye gjatë fundjavës me një tripletë në fitoren 5-2 ndaj Sociedad. Me 7 gola të shënuar në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, ai me Bale e Benzema, është gati për të dhuruar të tjera emocione sot në mbrëmje në përballje direkte me rivalët e tij të PSG.  Neymar, në gjashtë muaj te PSG, u përfol për një krisje me sulmuesin tjetër Edinson Cavani. Megjithatë, edhe me Mbappe, lojtari tjetër i sulmit francez, Neymar kërkon të tregojë sot rëndësinë e një lojtari me ambicie të mëdha.  “Ne kemi lojtarë shumë të mëdhenj, por lideri ynë në fushë është Neymar”, theksoi trajneri i PSG, Unai Emery. Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme është ajo mes Port e Liverpool.

Ndalet Juve, kthesë heroike e Totenhem  

Finalistët e Champions League gjatë sezonit të kaluar, ndalen në barazim nga Totenhem, në një ndeshje plot emocione, duke vënë në dyshim kualifikimin për në çerekfinale. Nuk parashikohej kaq e lehtë fitorja e Manchester City, që shkatërroi Basel 4-0, duke pritur i qetë kualifikimin. Champions League dhuron emocione të tjera sot në mbrëmje për të mbyllur javën tjetër turin e ndeshjeve të para, me favoritë të tjerë si Barcelona e Bayern.

Juventus-Totenhem 2-2

Juventus fitoi një goditje dënimi që u ekzekutua shpejt nga Miralem Pjanic e Gonzalo Higuain me një trajektore të bukur e dërgoi topin në rrjetë. Pas goli të parë, Juve gjen edhe të dytin falë një 11-metërshi. Ben Davies ndal gabimisht Bernardeschi në zonën e Totenhem dhe gjyqtari nuk nguron, ndërsa  Gonazalo Higuain shënon kur ende nuk janë mbyllur 10 minuta lojë. Totenhem, megjithatë rikthehet në lojë, me të zakonshmin Harry Kane, i cili shënoi pas një asisti të Ali, duke mposhtur Buffon. Por kur Juve duhej të mbyllte ndeshjen, në fundin e pjesës së parë, me Higuain i cili humbi një 11-metërsh, në pjesën e dytë e pati të vështirë të mbronte fitoren e ngushtë 2-1. Anglezët u futën në lojë për të gjetur golin e barazimit. Në 72’ Eriksen vë në barazpeshë gjithçka dhe me këtë barazim që lë të hapur kualifikimin mbyllet ndeshja e parë në Torino.

Basel-Manchester City 0-4

Pa histori mbyllet ndeshja mes Basel e Manchester City. Diferencat mes dy ekipeve, ndonëse skuadra e Taulant Xhakës kishte faktorin fushë, dolën në pah brenda 45 minutave të para. Manchester City me plot tre gola të shënuar pa kaluar as 30 minuta mbylli ndeshjen, duke e pritur i qetë kualifikimin në kthim. Ilkay Guendogan, Bernardo Silva dhe Sergio Aguero realizuan tre golat e parë të këtij takimi. Mesfushori kuqezi Taulant Xhaka, siç pritej, humbi durimin dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Me fillimin e pjesës së dytë, Guendogan shënoi golin e katërt dhe të dytin personal. City i drejtuar nga Pep Guardiola , me 16 pikë diferencë ndaj United në krye të Premier League, me këtë fitore hedh kandidaturën edhe për një trofe tjetër më të rëndësishëm, atë të Champions League.

Juventus-Tetenhem       2-2

Shënues: Higuain 2’, 9’/Kane 35’, Eriksen 72’

Juventus (4-2-3-1): Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira (Bentancur 66), Pjanic; Bernardeschi,  Douglas Costa (Asamoah 90), Mandzukic (Sturaro 76); Higuain. Trajner: M. Allegri

Tottenham (4-2-3-1): Lloris; Aurier, Sanchez, Vertonghen, Davies; Dier, Dembele; Eriksen (Ëanyama 90), Dele (Son Heung-Min 85), Lamela (Lucas 89); Kane. Trajner M. Pochettino

K.V:  Benatia, Higuain, Bentancur/ Davies, Aurier

Gjyqtar: Felix Brych

Champions League 1/16-at

(Dje-7 mars)

Juventus-Tottenham     2-2

Basel -Manchester City                 0-4

14 shkurt & 6 mars

Porto - Liverpool

Real Madrid - PSG

20 shkurt & 14 mars

Chelsea - Barcelona

Bayern München - Beşiktaş

21 shkurt & 13 mars

Sevilla v Manchester United

Shakhtar Donetsk - Roma

Shpërndajeni me miqtë tuaj: