Vidhen pajisjet brenda magazinës, në varësi të ministrisë së Brendshme, autorët në kërkim

Vidhen pajisjet brenda magazinës, në varësi të ministrisë së Brendshme, autorët në kërkim
Hajdutët nuk falin as ambjentet e ministrisë së Brendshme.

Policia e Shtetit njoftoi se “Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur pajisje të ndryshme në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Sipas policisë bëhej fjalë për disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për t'u asgjësuar, por megjithatë, ato nuk kishin dalë ende jashtë, si pjesë e inventarit të ministrisë.

Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Afp.al/

loading...
loading...