U dënua për “shpërdorim detyre” pa asnjë ditë në burg, Prokuroria ankimon vendimin për Tahirin

U dënua për “shpërdorim detyre” pa asnjë ditë në burg, Prokuroria ankimon vendimin për Tahirin
Prokuroria e ka ankimuar vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda, e cila dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, vetëm për "shpërdorim detyre", duke rrëzuar dy akuza të tjera.

Në vendimin e saj, Gjykata rrëzoi dy akuzat e tjera për "trafik narkotikësh" dhe grup të "strukturuar kriminal".

Gjykata e Krimeve të Rënda, pas një kaluari të gjatë, mori më 19 Shtator vendimin për Saimir Tahirin, duke e ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 3 vite.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkoi në 8 vite.

Tahirit i është ndaluar gjithashtu për tre vite marrja e posteve publike./Afp.al/

loading...
loading...