Tragjedi në SHBA/ I armatosuri qëllon për vdekje 4 persona, pesë të tjerë të plagosur

Tragjedi në SHBA/ I armatosuri qëllon për vdekje 4 persona, pesë të tjerë të plagosur
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur sot nga një ngjarje e rëndë.

Raportohet se një person ka hapur zjarr në afërsi të një lokali në Kansas, duke lënë të vdekur të paktën katër persona.

Nga breshëria e plumbave mediat lokale raportojnë se kanë mbetur të plagosur dhe pesë persona të tjerë.

Ndërkohë, autori i krimit nuk është ndaluar ende nga policia. Ka një të dyshuar, i cili ka vrapuar pas ngjarjes.

Policia deri tani nuk ka dhënë asnjë detaj, ndërsa me orën lokale, ngjarja është shënuar në orët e para pas mesnate. Forca të shumta policie kanë blinduar zonën. /Afp.al/

loading...
loading...