Shtohen sëmundjet koronare në Shqipëri, shkaqet dhe moshat më të prekura

Shtohen sëmundjet koronare në Shqipëri, shkaqet dhe moshat më të prekura
Stili i jetesës shton sëmundjet koronare në Shqipëri

Më shumë se gjysma e vdekjeve gjatë vitit të kaluar në Shqipëri kanë ardhur si rrjedhojë e problemeve me zemrën. Sipas INSTAT, në vitin 2018, vdekjet nga grup-sëmundjet kardiake, zunë 53.2% të gjithë vdekjeve që ndodhen tek të sëmurët kronikë.

Sipas INSTAT, në vitin 2018, vdekjet nga grup-sëmundjet kardiake, zunë 53.2% te gjithë vdekjeve që ndodhen tek të sëmurët kronikë. Sipas mjekeve, shkak për këtë shtim të sëmundshmërisë është stili i jetesës që dominohet nga ushqimi jo korrekt dhe mungesa e lëvizjeve.

Peshën kryesore të këtij kërcënimi serioz që vjen nga sëmundjet e zemrës e mban sëmundja e arterieve koronare, të cilat çojnë deri në infarkt akut të miokardit.

Mjekët e poliklinikave në Tiranë, por edhe ato të QSUT vlerësojnë se shtimi i sëmundshmërisë po vjen vetëm si rezultat i stilit të jetesës. Shqiptarët në 30 vitet e fundit nuk ushqehen në mënyrë korrekte dhe nuk lëvizin.

Ndërgjegjësimi është shtuar, por sipas mjekëve ka ende shumë njerëz mbi të 40 që nuk kanë bërë njëherë matje tensioni në jetë dhe kontroll të yndyrnave në gjak.

Meshkujt pas të 40-ve dhe femrat pas të 50-ve janë në risk për sëmundshmëritë kardiovaskulare. Ndaj, përveç jetës së shëndetshme në ushqim dhe lëvizje, ata apelojnë për kontrolle të rregullta të hipertensionit dhe sheqerit në gjak duke mos anashkaluar as dhimbjet rutinore. /Afp.al/

loading...
loading...