Shkrimtarja Flutura Açka, apel-shqiptarëve: Mos ikni! Nuk duhet t’ia lëmë Atdheun horrave

Shkrimtarja Flutura Açka, apel-shqiptarëve: Mos ikni! Nuk duhet t’ia lëmë Atdheun horrave
Largimi gjithnjë e më shumë i shqiptarëve, mund të mos e shqetësojë fare klasën e korruptuar politike. Madje ajo mund të ndihet edhe më e qetë, me largimin e të rinjve.

Kështu pretendoi shkrimtarja Flutura Açka, e cila shprehet se gjëja që e trishton më shumë është dëshira e shqiptarëve për t'u larguar nga vendi.

Ajo u bëri thirrje shqiptarëve për të mos ia lënë Shqipërinë horrave.

"Të mendosh se kanë ikur 300 mijë dhe çdo ditë bëjnë valixhet gati, ku do shkojnë këta njerëz? Kush i pret këta njerëz? Nuk është më e bukur edhe ajo botë, ka koncesione të mëdha edhe ajo botë. Nuk është bulevard, kërkon sakrifica të jashtëzakonshme të kalosh kufirin. Kjo është gjëja që më trishton më shumë, që këta njerëz duan vetëm të ikin. Është kthyer Shqipëria në gogol. Nuk duhet të ishte kështu. Kush i çoi? Na duhet reflektim i thellë, përse ndodh?", theksoi shkrimtarja,  teksa ishte e ftuar në emisionin "Tempora" në RTV Ora.

Gjithashtu ajo tha se duhet një reflektim i thellë se përse po ndodh ky fenomen.

"Ka vetëm një gjë, ne nuk mund t’ja lënë Shqipërinë horrave. Absolutisht. Çdo familje duhet të mendojë që do vijë një moment, po të ikim të gjithë kujt do t’i mbesë Shqipëria. Do thuash gjithsecili për vete. Jo, nuk mendohet kështu. Duhet të mendohet edhe për nesër. Dhe ata të viteve ’30 kanë menduar kështu siç mendoj unë tani", shtoi shkrimtarja.

Nuk ka asnjë studim, që të shpjegojë fenomenin, se pse ikin vërtetë shqiptarët dhe sa është numri i të larguarve apo i atyre që duan të ikin një ditë e më parë, krahasuar me vendet e rajonit.  Askush nuk e nxit një studim të tillë, pasi përgjegjësia mund të bjerë diku gjetkë.   /Afp.al/

[gallery ids="160133"]

loading...
loading...