Rrokadë misterioze në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit

Rrokadë misterioze në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit
Policia e Shtetit prej ditësh është përfshirë nga disa ndryshime, të cilat kanë prekur drejtuesit e qarqeve, por edhe Policinë Rrugore.

Burime brenda saj, bëjnë të ditur, se lëvizja më e fundit e firmosur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ka të bëjë më uniformat blu në Durrës.

Sipas të dhënave, në krye të tyre është vendosur ish-komandanti i forcave RENEA, Lorenc Shehu, i cili zëvendëson në këtë detyrë Alfred Çepe-n, i cili e drejton policinë e qarkut bregdetar për disa kohë.

Kjo lëvizje e Veliut, vjen pas firmosje së largimit nga kreut të komisariatit të Durrësit, i cili tashmë drejtohet Niko Palla, ish-shef komisariati në qytetin e Pogradecit.

Ndërkohë, një nga emrat e drejtuesve të larguar ishte edhe ai i Mitat Tolës, drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore dhe në vend të tij u emërua Edmond Targaj.

Ky i fundit, më herët ka mbajtur detyrën e shefit të qarkullimit në Dibër, si dhe Shef i Sektorit të Forcave Operacionale Lëvizëse, Tiranë, e ndërsa Tola u emërua shef sektori në Policinë Rrugore.

Lëvizje në radhët e policisë pati edhe në policinë e Lezhës, ku Erigert Mitri mori drejtimin e kësaj policie, të cilën më herët këtë post e ka pasur Ferdinand Mara.

Nuk dihen ende motivet e këtyre lëvizjeve në Polici, për sa kohë ende nuk ka asgjë zyrtare.

loading...
loading...