Rreh partneren, policia e arreston bashkë me të dhunuarën

Rreh partneren, policia e arreston bashkë me të dhunuarën
Në Tiranë po mbahet aktualisht një aktivitet i nivelit të lartë, me temë për parandalimin e dhunës ndaj grave, ndërsa, paradoksalisht, policia në të njëjtën kohë njofton se është prangosur në kryeqytet një shtetas për dhunë ndaj partneres së tij.

Në pranga ranë shtetasit R.H dhe vajza e dhunuar, me iniciale, A.K.

Ngjaja dramatike, si të mos mjaftonte dhuna, merr përmasa edhe më të frikshme sepse 37-vjeçarja e dhunuar mbante edhe një armë pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Dhunon fizikisht bashkëjetuesen, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6. Në pranga dhe shtetasja e lënduar, për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe shtetasja e lënduar A. K.  Gjatë kontrollit të ushtruar, kësaj shtetaseje iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /Afp.al

loading...
loading...