
Shefi i klubit Partizani, Olsi Rama si dhe trajneri italian, Franco Lerda dhe pjesëtarë të stafit të klubit kryeqytetas kanë shkuar sot pasdite për të parë gjendjen e fundit të portierit Aldo Teqja, në Spitalin e Traumës.
Gati një javë nga aksidenti, kur Teqja u tha se ra aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku edhe banonte, gjendja e tij duket e përmirësuar ndjeshëm.
Siç e tregon edhe fotoja që drejtuesit e Partizanit ndanë me tifozët pas vizitës në spital të portierit, Teqja është drejt rikuperimit të plotë, ndërsa Partizani nuk e përjashton rikthimin e tij të shpejtë në fushë.
Klubi Partizani:
"Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjesëtari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit. " NOA.al