Përse u helmuan 26 fëmijë në Shkodër?

Përse u helmuan 26 fëmijë në Shkodër?
Të paktën 26 fëmijë e të rinj nga fshati Mes i Shkodrës janë paraqitur gjatë mbrëmjes se të enjtes e deri mesditën e së premtes në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, me temperaturë dhe shqetësime gastrointestinale.

Sipas familjarëve dyshimet e para janë se helmimi i fëmijëve mund të jetë shkaktuar nga konsumimi i produkteve të një Fast-Foodi në afërsi të shkollës.

Spitali Rajonal Shkodër konfirmon se 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste janë trajtuar në repartin e pediatrisë.

Aktualisht 7 persona po marrin akoma shërbim në spital, 5 persona tek reparti i infektivit dhe 2 në pediatri, pjesa tjetër kanë lënë spitalin.

Drejtoria e Shëndetit Publik në Shkodër ka nisur hetimin për rastin.

Janë marrë në pyetje edhe punonjësit e Fast-Food-it ku dyshohet të jenë helmuar fëmijët.

Gjithashtu AKU e Shkodrës ka bllokuar Fast Food-in, që dyshohet të jetë shkaktari i helmimit, dhe po kryen inspektimet e nevojshme.

loading...
loading...