PD-prokurorisë: Nisni hetimet për 80 mijë dollarët që pagoi Rama, për një foto me Obamën!

PD-prokurorisë: Nisni hetimet për 80 mijë dollarët që pagoi Rama, për një foto me Obamën!
PD i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve të paguar nga Edi Rama për foton me Presidentin e SHBA, Barack Obama në vitin 2012.

Kërkesa e PD-së i është dërguar prokurorisë, pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me burg William Argeros, shtetas amerikan, që ka paguar 80 mijë usd për llogari të Edi Ramës.

Ligji amerikan u ndalon shtetasvë të huaj të paguajnë kontribute. Argero u dënua dy ditè më parë, me 4 muaj burg për foton Obama-Rama.

Sipas njoftimit zyrtar të Selisë Blu, "këtë e pohoi në gjyq avokati i William Argeros, të cilin Zëri i Amerikës dhe media të tjera ndërkombëtare e citojnë të ketë thënë se “klienti i tij ka vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama."

Në reagimin e saj, Partia Demokratike shtoi se, "avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë'.

“Shuma prej 80 mijë USD vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama dhe as nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Prokuroria shqiptare, bazuar në këtë rrethanë të re, të bërë publike nga “Zëri i Amerikës”, ka detyrimin që të nisë menjëherë procedimin penal, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve për burimin e financimit prej 80 mijë usd që Edi Rama ka paguar dhe nuk i ka deklaruar."/Afp.al/

loading...
loading...