Parashikimi i motit/ Rikthehen reshjet e shiut!

Parashikimi i motit/ Rikthehen reshjet e shiut!
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash.

Pritet që në pjesën e dytë të ditës dhe nesër të ketë reshje shiu në disa qytete, kryesisht ato veri-lindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 08ºC deri në 19ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 26 ºC dhe në zonat bregdetare nga 19C në 28ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 22ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin për qytetet kryesore të vendin dhe të botës:

/Afp.al/

loading...
loading...