
Po kështu do të bëhen publike dhe pyetjet e Presidentit për Komisionin e Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çeshtjeje.
Ndërkohë sot Kuvendi i Shqipërisë, ë fund të punimeve, do të diskutojë për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Mandati i komisionit hetimor mbaron më 8 Tetor, por puna e tij nuk mund të mbyllet, pasi deputetët presin opinionin zyrtar dhe përfundimtar të Komisionit të Venecias.
Ai do miratohet dhe bëhet publik më 12 Tetor, çka e bën të domosdoshme edhe zgjatjen e afateve të Komisionit Hetimor që ngriti Kuvendi për hetimin dhe shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.
Maxhoranca nuk është tërhequr nga akuzat ndaj Presidentit të Republikës, për shkelje të rëndë të Kushtetutës, lidhur me dekretin e tij për shfuqizimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit dhe nxjerrjen e një dekreti të dytë për mbajtjen e zgjedhjeve më 13 Tetor, zgjedhje që siç edhe është e kuptueshme tashmë nuk do të mbahen, duke kërkuar shkarkimin e tij. /Afp.al/