Një i vdekur dhe dy të plagosur në aksin Tiranë-Durrës, aksident i rëndë edhe në Korçë

Një i vdekur dhe dy të plagosur në aksin Tiranë-Durrës,  aksident i rëndë edhe në Korçë
Pas dy aksidenteve të rënda që u regjistruan dje në akset Librazhd-Pogradec dhe Pogradec-Korçë, për shkak të lagështirës në rrugë edhe dita e sotme ka nisur me aksidente të rënda në akset kryesore të vendi.

Vorë

Moti me lagështirë duket se ndikuar në shtimin e aksidenteve. Një aksident tjetër tragjik raportohet se u regjistrua sot në autostradën, Tiranë-Durrës, ku u përplasën dy makina.

Si pasojë e këtij aksidenti, një 19-vjeçar me iniciale K. H., ka humbur jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur drejtuesi i një prej automjeteve me iniciale D.R dhe pasagjeri F. Xh. Ata janë dërguar në spital, ku kanë marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.

Korçë

Një aksident tjetër është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë. Një automjet përplasi një motor, duke lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit. Aksidenti ndodhi në lagjen nr. 16 të qytetit juglindor.

Nga aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i motorit, i cili u transportua në Spitalin e Korçës.

I plagosuri raportohet se është në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të rënda.

Aksidentet e djeshme

Ditën e djeshme në akset Librazhd-Pogradec dhe Pogradec-Korçë u regjistruan dy aksidente të tjera, që morën dy jetë njerëzish.  Në të dy aksidentet tragjike, u përfshinë makina të tonazhit të lartë.

Policia arrestoi sot drejtuesin e trajlerit, i cili shkaktoi aksidentin me vdekjen e një gruaja të moshuar në Qafë-Thanë. Në pranga u vu shtetasi me iniciale A.H., 41 vjeç,  banues në Fier pasi akuzohet për veprën penale, "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor". " /Afp.al/

loading...
loading...