Nën akuzë për përdhunimin e një fëmije, 49-vjeçari shqiptar arrestohet në Kakavijë

Nën akuzë për përdhunimin e një fëmije, 49-vjeçari shqiptar arrestohet në Kakavijë
Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në Kakavijë.

Ai ishte në pritje të Apelit, pasi ishte dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për një vepër shumë të rëndë penale.

Shqiptari ka tentuar të futet në territorin tonë, për t'i shpëtuar drejtësisë.

Ndërkohë, 49-vjeçari shqiptar u prangos gjatë tentativës për të kaluar kufirin.

Ai ishte dënuar me 9 vjet burg nën akuzë se kishte joshur dhe përdhunuar një fëmijë.

Dënimi i tij nuk ishte ekzekutuar deri kur ai tentoi arratisjen, pasi pritej edhe vendimi i Gjykatës së Apelit.

Mediat greke raportojnë se ky shtetas më parë ishte dënuar edhe për armëmbajtje pa leje dhe pas tentativës së fundit për arratisje ai do të mbahet në praburgim, derisa të jepet vendimi i Apelit. /Afp.al

loading...
loading...