Ndryshe nga Gent Cakaj, ministres Besa Shahini "i lexohet" vota

Ndryshe nga Gent Cakaj, ministres Besa Shahini "i lexohet" vota
Pak orë pas votimit nga ana e ministrit në detyrë të Europës dhe Punëve të Jashtme, ka votuar në Prishtinë edhe ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini.

Siç dihet, në qeverinë "Rama", Besa Shahini dhe Gent Cakaj, janë të dy ministra që vijnë nga Kosova.

Ata kanë ushtruar sot të drejtën e votës në Prishtinë.

Ministrja Shahini shkoi të hidhte votën, krahas me bashkëshortin, Dardan Molliqaj, i cili është njëherazi kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj.

Nisur nga kjo, vota e Besa Shahinit, ndryshe nga ajo e ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, është kuptuar se për kë ka shkuar.

"Ne votuam," tha Besa Shahini, pak çaste pasi hodhi sot votën. /Afp.al/

loading...
loading...