
Gjatë vizitës zyrtare në Estoni, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, takoi edhe një shqiptar që jeton atje, por është tifoz i Tiranës.
Në kryeqytetin estonez Talin, që ka simbol ngjyrat bardheblu, Meta pas takimit me një tifoz të Tiranës dha edhe një mesazh për klubin e kryeqytetit shqiptar, që u përfshi në derbin e fundit në trazira dhe për pasojë u dënua nga Komisioni i Disiplinës, ashtu sikurse disa tifozë të saj.
"Tallinn dhe Tirona kanë të përbashkët ngjyrat bardhë e blu. Me Gerin fansin e bardh e bluve në Tallinn", ishte mesazhi i Metës. /Afp.al/