Mediat Italiane: Prostitucioni në Itali, në duart e shqiptarëve, 37% e tyre minorene

Mediat Italiane: Prostitucioni në Itali, në duart e shqiptarëve, 37% e tyre minorene
“La Stampa” ka bërë një përmbledhje të bandave që kontrollojnë aktualisht prostitucionin në Itali. Media e njohur italiane shpjegon sesi bëhet rekrutimi dhje më pas shfrytëzimi seksual i femrave në rrugët e shtetit fqinj.

Sipas saj, shqiptarët  drejtojnë trafikun e prostitucionit e dinë se edhe nëse arrestohen, nuk dënohen më shumë se 2 vjet burg, që me zbritjet që bën drejtësia, i bie të merret një dënim prej 16 muajsh burgim, shkruajnë mediat italiane.

Ata kanë përfshirë në “biznes” prostituta të kombësive të ndryshme, dhe e ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm përtej detit me punë të detyruar, shfrytëzim seksual, shantazhe dhe burgosje.

Pavarësisht dënimeve të disa prej bosëve të prostitucionit edhe me vite të tëra burgim, kur ata gjenden fajtorë për shkelje të rënda, sërish ky aktivitet lulëzon rrugëve të Italisë. “Të burgosurat e “djemve te dashuruar”  janë  në sytë e kujtdo që ecën në rrugët ku praktikohet prostitucioni. E megjithatë janë të padukshme. ”

"La Stampa"  shkruan se klanet mafioze shqiptare kontrollojnë viktimat e prostitucionit kryesisht nga vendet e Evropës Lindore si Bullgaria, Shqipëria, Ukraina  etj.

Prostitutat shqiptare përbëjnë 1.67 % të tyre e renditen pas atyre me kombësi nigeriane e rumune.

Por në kurth bien dhe vajza italiane, edhe pse 60 % e prostitutave ne Itali janë të huaja, 37% e prostitutave janë minorene. 60 % shfrytëzohen në rrugë, 20 % online e 40 % në qendra estetike, në apartamente e lokale të natës. Çmimi i një prostitute në Itali shkon nga 500 euro për eskortat ekstraluksoze deri në 30 euro për ato në rrugë.

Por në çdo 10 prostituta, 9 prej tyre janë viktima të shfrytëzuar nga mafia e prostitucionit, thuhet në artikull. /Afp.al

loading...
loading...